Foka e Mesdheut, një ndër speciet më të rralla detare është filmuar sërish në ujërat e Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan. Prania e fokës së Mesdheut në brigjet e Shqipërisë është një tregues i potencialit të jashtëzakonshëm natyror që vendi ynë gëzon. Ky segment ujor përbëhet nga habitate tepër të përshtatshme për praninë e fokës së Mesdheut.