Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEOSHEE, masa për furnizimin me energji në festat e fundvitit

OSHEE, masa për furnizimin me energji në festat e fundvitit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, në prag të festave të fundvitit ka hartuar planin e masave, i cili synon të sigurojë furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve. OSHEE-s njofton se, teksa kërkesa për energji elektrike në ditët e fundit të vitit rritet, është në gatishmëri për të marrë masat e nevojshme për situatat që mundtë paraqiten. Sipas OSHEE-s, në gatishmëri do të jenë mbi 1400 punonjës, të ndarë sipas rajoneve. Ndërkaq, në dispozicion të konsumatorëve janë vënë dhe numrat e kontaktit në bazë rajonesh, të cilat janë në shërbim 24 orë. Gjithashtu, për të gjithë territorin qëndrojnë në funksion dhe 2 numrat unikë të call center 042274141 dhe 044401414.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments