Kafeina e cenon cilësinë e gjumit – një pohim që mund të duket i parëndësishëm apo edhe i vetëkuptueshëm, por që buron nga një analizë sistematike e 32 studimeve që shqyrtojnë aktivitetin elektrik të trurit gjatë gjumit, shkruan focus.it.

“Elektroencefalografia na mundëson jo vetëm të dimë nëse një person është në gjumë, por edhe si po fle truri i tij,” shpjegon Donata Kurpas, një nga autoret e studimit të botuar në revistën ”Nutrients”.