Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIYield-et bonove 12-mujore zbritën në 3.36 %

Yield-et bonove 12-mujore zbritën në 3.36 %

Yield-et bonove 12-mujore pësuan një rënie të lehtë në ankandin e fundit të vitit 2023. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar zbriti në 3.36%, nga 3.41% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, muajin e kaluar. Nga 7 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, kërkesat totale në ankand arritën vlerën e 9.9 miliardë lekëve. Ekspertët shprehen se, vendimi i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për të mos rritur normën bazë javën e kaluar e ka frenuar për momentin rritjen e yield-eve. Por theksojnë ata, një faktor tjetër që mund të ketë ndikuar në uljen e yield-it të bonove 12-mujore është edhe kërkesa e pakët e qeverisë për borxh gjatë muajit dhjetor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments