Banka e Shqipërisë ka rritur sasinë mesatare të likuiditetit të injektuar në treg gjatë tremujorit të tretë të vitit. Sipas njoftimit zyrtar, injektimi mesatar ditor nëpërmjet operacioneve injektuese të likuiditetit me maturim 1-13 javë është rritur më tej në 54.20 miliardë lekë kundrejt 44.65 miliardë lekë mesatarisht në gjashtë muajt e parë të vitit 2023. BSH-ja bën të ditur se, paraja në qarkullim është rritur me 4.07 miliardë lekë, ku vetëm në muajin korrik u regjistrua një rritje me 5.56 miliardë lekë. Në periudhën qershor-korrik, rritja e parasë në qarkullim ka qenë 10.63 miliardë lekë, duke bërë që shenjat e mëparshme të një ecurie më pozitive të këtij faktori në kushtet e normave të interesit më të larta, të zhbëhen gjatë këtij tremujori. Faktorë me ndikimin pozitiv në likuiditetin e bankave kanë qenë blerjet e valutës nga bankat e nivelit të dytë për në total 9.73 miliardë lekë. Në funksion të operacioneve për administrimin e likuiditetit të sistemit bankar, Banka e Shqipërisë, ka përdorur instrumentin e saj kryesor, marrëveshjen e anasjelltë të riblerjes me maturim njëjavor për mesatarisht 35.56 miliardë lekë ose 65.60% kundrejt përkatësisht 68% dhe 64% në tremujorin e mëparshëm.
Banka e Shqipërisë ndërhyn në tregun e parasë, shton likuiditet në treg
RELATED ARTICLES