Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIHarmonizimi i legjislacionit me rregullat e reja teknike të BE-së për pajisjet...

Harmonizimi i legjislacionit me rregullat e reja teknike të BE-së për pajisjet e gazit

Përfaqësues nga institucionet e linjës zhvilluan konsultimin për harmonizimin e legjislacionit me rregullat e reja teknike të BE-së, për pajisjet e gazit dhe aksesorët. Përfaqësues të projektit GIZ Albania dhe MFE-së, zhvilluam një sesion konsultimi me operatorë ekonomikë prodhojnë, importojnë, shpërndarjnë ose tregtojnë pajisje të gazit dhe aksesorë, si dhe përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut (ISHMT) dhe Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), në cilësinë e institucioneve përgjegjëse për inspektimin dhe zbatimin e rregullores. Rregullorja 2016/426 erdhi si nevojë e vendeve të BE-së për të sjellë përkufizime dhe detyrime të qarta në të gjithë hallkat e zinxhirit të tregut të pajisjeve të gazit që nga prodhimi deri te tregtimi dhe inspektimi i tyre, si dhe për të rritur sigurinë e konsumatorëve. Disa nga risitë që kjo rregullore me transpozimin e saj në legjislacionin shqiptar sjell janë: vendosja e një strukture standard për të gjithë zinxhirin që nga tregtuesi deri te prodhuesi; përcaktimi i kërkesave teknike të njëjta si për pajisjet e gazit, ashtu edhe për aksesorët; përfshirja e elementëve të sigurisë që garantojnë gjurmimin e pajisjeve të gazit apo aksesorëve që nga tregtuesi deri te prodhuesi. Harmonizimi i rregullave të reja teknike vjen si rezultat i detyrimeve që duhet të plotësojë në kuadër të anëtarësimit në BE. Procesi i harmonizimit është një punë komplekse që kërkon transpozimin e rregullave dhe standardeve të BE-së në kontekstin ku vendi ndodhet aktualisht. Procesi i harmonizimit të Rregullores Rregullorja 2016/426 u mbështet me ekspertizë nga projekti SANECA II – Mbështetje për negociatat në bisedimet e anëtarësimit në kapitujt ekonomikë të BE- financuar nga qeveria gjermane dhe zbatuar nga Giz Albania.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments