Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se 586 efektivë ushtarakë përfitojnë nga vendimi i qeverisë për një pagë shtesë. Ndërsa, theksoi ai, 38 efektivë të Forcave të Armatosura do të përfitojnë dy paga mujore. “Një pagë shtesë si shpërblim i veçantë, të gjithë punonjësve të shërbimit zjarrfikës për përkushtimin dhe angazhimin e jashtëzakonshëm në përballimin e situatës së zjarreve gjatë përiudhës së verës”, u shpreh Peleshi në një postim në rrjetet sociale. “Nga ky vendim i qeverisë përfitojnë 586 efektivë ushtarakë. Ndërsa për 38 efektivët e Forcave të Armatosura të angazhuar në misionin e ndihmës për fqinjët grekë gjatë situatës katastrofike me zjarret, shpërblimi do jetë dy paga mujore”, theksoi ai.