Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) miratoi çmimin e energjisë për HEC-et e vogla për vitin 2024. Sipas vendimit të marrë këtë të premte nga bordi i ERE-s, çmimi mbetet në nivelin 10 lekë/kWh. Bazuar në metodologjinë e bursës së Hungarisë, koeficientë si dhe elementë të tjerë çmimi rezultoi 14.49 lekë. Por, sipas ERE-s, ky çmim qëndron mbi nivelin maksimal ndaj u vendos që çmimi që do të aplikohet të jetë 10 lekë/kWh. Enti argumentoi se ky çmim mund të rishikohet pas publikimit të plotë të raportit vjetor të Bursës së Hungarisë mbi çmimin mesatar si dhe kursin e BSH në fund të vitit.
ERE: Çmimi i energjisë për HEC-et e vogla në 2024-ën, 10 lekë/kWh
RELATED ARTICLES