Specialistët e AdZM-Korçë në bashkëpunim me ekspertë ornitologe, organizata mjedisore dhe dashamirës të natyrës, zhvilluan procesin e vrojtimit dhe numërimit të shpendëve përgjatë pikave të caktuara bregliqenore të Prespës dhe Pogradecit. Monitorimi në mënyrë sistematike i shpendëve në këto zona të mbrojtura, shpërndarja gjeografike dhe dallimi i zonave, për nga numri i popullatave, i shërbejnë në vazhdimësi konceptimit të strategjisë, apo politikave kombëtare për ruajtjen e habitateve të tyre. Moratoriumi i gjuetisë, gjithashtu edhe kujdesi i vazhdueshëm i stafeve të zonave të mbrojtura po dëshmojnë çdo ditë rigjenerimin e faunës së egër në vendin tonë. Turizmi i vëzhgimit të shpendëve po rritet në zonat e mbrojtura, ndërsa rritet edhe numri i shpendëve që folezojnë.
Numërim i shpendëve në brigjet e Prespës dhe Pogradecit
RELATED ARTICLES