Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEPolicia, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore

Policia, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore

Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore. Me qëllim marrjen e masave shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit iu ka kërkuar strukturave të Policisë Rrugore në të gjithë vendin, që të hartojnë plane të detajuara masash, bazuar në analizat e shkaqeve për aksidentet e ndodhura në të gjithë vendin, si dhe mbi analizat e riskut për “njollat e zeza” për përfshirje në ngjarje rrugore. Masat të konsistojnë në: – rritjen e prezencës së shërbimeve të Policisë Rrugore, në akset rrugore nacionale, duke përdorur makinat inteligjente dhe të gjithë bazën logjistike që Policia Rrugore ka në dispozicion, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, kryejnë parakalime të gabuara, përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe nuk vendosin rripin e sigurimit; koordinimin e veprimeve me shërbimet e Patrullave të Përgjithshme dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në të gjitha rrugët urbane, për respektimin e vijave të bardha dhe të gjithë sinjalistikës rrugore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore. Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar që strukturat e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, paralelisht me zbatimin e masave shtesë, të zhvillojnë edhe fushata ndërgjegjësimi, duke bërë pjesë nxënësit e shkollave, me qëllim sensibilizimin e përdoruesve të rrugës për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Gjatë 72 orëve, në të gjithë vendin: -janë arrestuar 24 drejtues mjetesh, 12 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për përfshirje në ngjarje rrugore; -janë pezulluar 93 leje drejtimi, 16 prej tyre për drejtim mjeti në efektin e alkoolit, 73 për drejtim mjeti me shpejtësi mbi normën e lejuar dhe 4 për shkelje të tjera; -janë ndëshkuar me masa administrative 19 961 drejtues mjetesh, kryesisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe mosvendosjen e rripit të sigurimit apo të kaskës mbrojtëse.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments