Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock i bëri thirrje sot presidentit rus Vladimir Putin të ndalojë luftën e tij kundër Ukrainës, gjatë konferencës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). “Ndaloni vuajtjet e papërshkrueshme që po u shkaktoni miliona njerëzve”, tha ministrja gjerman në takimin vjetor të ministrave në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov nuk ishte i pranishëm gjatë fjalimit të saj. Ndalimi i luftës nuk kërkon negociata, sigurisht që nuk kërkon as lëshime nga Ukraina”, tha Baerbock. “Ajo që nevojitet është një vendim nga Rusia për t’iu përmbajtur parimeve bazë të kësaj organizate, OSBE-së, për të tërhequr trupat e saj dhe për t’u riangazhuar për paqen|, shtoi ajo. Baerbock tha gjithashtu se tre anëtarë të misionit vëzhgues të OSBE-së në Ukrainë po mbaheshin ende peng nga Rusia, gjë që ishte një shkelje brutale e rregullave të përbashkëta të OSBE-së. “Për të ruajtur aftësinë e OSBE-së për të punuar, është e nevojshme një zgjatje e mandatit të sekretares së përgjithshme Helga Shmid dhe përfaqësuesve të OSBE-së për demokracinë, lirinë e medias dhe pakicat”, tha ajo. “Të shpëtosh OSBE-në do të thotë të mbrosh popullin tonë. Kjo është përgjegjësia jonë”, tha ministrja. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka 57 anëtarë, duke përfshirë Ukrainën dhe Rusinë. Grupi ka qenë në krizë që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022. Rusia po bllokon vendimet kryesore, siç është buxheti i OSBE-së
Baerbock thirrje Rusisë t’i japë fund luftës menjëherë
RELATED ARTICLES