Wednesday, April 23, 2025
HomeSOCIALEISHMT, kontrolle për garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët

ISHMT, kontrolle për garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) ka shtuar inspektimet në treg për garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët, të vendosura në treg dhe në shërbim apo në përdorim, ashtu sikurse dhe respektimin e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe të drejtave të autorit. Inspektorët e ISHMT-së realizuan gjatë javës së shkuar 64 inspektime për mbrojtjen e konsumatorit; sigurinë e produkteve elektrike; sigurinë e ashensorëve në përdorim; sigurinë e produkteve tekstile; parapaketimet dhe instrumentet matëse; respektimin e pronësisë intelektuale; dhe sigurimin e zbatimit të V.K.M për ndalimin e qeseve plastike mbajtëse nën parametrat dhe dimensionet që parashikon ligji. Për sigurinë e ashensorëve, trupat inspektuese të ISHMT-së kryen gjatë javës së shkuar 8 inspektime. Për të siguruar se në treg po ofrohen lodra të sigurta për fëmijët janë realizuar gjatë kësaj disa inspektime. Për metrologjinë u kryen 26 inspektime në operatorë të ndryshëm ekonomik me objekt kontrollin e parapaketimeve dhe instrumenteve matëse në përdorim. Ndërsa për sigurinë e produkteve elektrike u kryen 9 inspektime të planifikuara, mbi zbatimin e kërkesave ligjore. Përgjatë javës së shkuar u kryen edhe 7 inspektime të planifikuara në fushën e mbrojtjes së konsumatorit dhe veshjeve të këmbës. Inspektorët e ISHMT-së kryen po ashtu, 14 inspektime për lejen apo autorizimin nga autori apo mbajtësi i së drejtës mbi riprodhimin dhe shpërndarjen në zbatim të ligjit “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, si dhe për të siguruar zbatimin e ligjit për mbrojtjen e pronësisë industriale. Edhe kontrollet për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për ndalimin e qeseve plastike mbajtëse nën parametrat dhe dimensionet që parashikon ligji, si dhe për ndalimin e qeseve oxo-biodegradueshme dhe oxodegradueshme kanë vijuar në shumë operatorë ekonomikë. Sipas ISHMT-së, informimi i konsumatorëve mbi të drejtat e tyre për të disponuar produkte, pajisje, instalime të sigurta dhe informimi i operatorëve ekonomikë, për të respektuar kërkesat ligjore të përcaktuara në legjislacionin aktual, për të ofruar në treg produkte të sigurta si dhe për respektimin e të drejtave të pronësisë intelektuale mbetet sfidë e përditshme. Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut u ngrit me vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 2016 dhe është përgjegjës për inspektimin e sigurisë së produkteve joushqimore për përdorim nga konsumatorët dhe për zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale në tregun e brendshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ