Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se nga janari i vitit që vjen përjashtohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar në import kafshët e racës së pastër për riprodhim, bletët dhe insektet që zëvendësojnë pesticidet. Ndryshimet në ligjin “Për TVSH” janë pjesë e Paketës Fiskale 2024. “Me ndryshimet në ligjin “Për TVSH”, përjashtohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar në import kafshët e racës së pastër për riprodhim, bletët dhe insektet që zëvendësojnë pesticidet. Këto lehtësi ndihmojnë sektorin e prodhimit me rritjen e numrit të krerëve në blegtori dhe nxitjen e prodhimit blegtoral, zhvillimin e sektorit të bletarisë, stimulimin e prodhimit organik dhe luftës me metoda organike në bujqësi, përdorimin e metodave inovative në bujqësi për kontrollin biologjik të insekteve të dëmshme”, deklaroi ministrja Denaj.
Nga 1 janari zero TVSH në import për kafshët për riprodhim, bletët dhe insektet që zëvendësojnë pesticidet
RELATED ARTICLES