Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREXi: Kina nuk ka ndërmend të hyjë në luftë me askënd

Xi: Kina nuk ka ndërmend të hyjë në luftë me askënd

Kina është e përkushtuar për zhvillim paqësor për të ndërtuar një komunitet me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, deklaroi presidenti Xi Jinping në darkën gala’ me komunitetin e biznesit SHBA-Kinë. ”Paqja, miqësia dhe harmonia janë vlera të rrënjosura në qytetërimin kinez dhe ajo që populli kinez kundërshton është lufta, ajo që ata duan është stabiliteti dhe ajo që shpresojnë është paqja e qëndrueshme botërore”, shtoi Xi. ”Kina nuk ka ndërmend të shkojë në luftë me askënd. Nuk do të luftojë as një luftë të ftohtë, as një luftë të nxehtë. Përtëritja e madhe e kombit kinez nuk mund të arrihet pa një mjedis ndërkombëtar paqësor dhe të qëndrueshëm”, theksoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments