Ushtria amerikane tha se ka vendosur një nëndetëse me kapacitet bërthamor, në Lindjen e Mesme. “Një nëndetëse e klasit “Ohio” mbërriti dje në Lindjen e Mesme”, tha Komanda Rajonale e Ushtrisë Amerikane (Centcom) në platformën X, e njohur më parë si Twitter. Ushtria nuk dha detaje të mëtejshme për destinacionin dhe llojin e armëve në bordin e nëndetëses 170 metra të gjatë. Nëndetësja e aftë për armë bërthamore e cila gjithashtu mund të armatoset me dhjetëra raketa konvencionale “Tomahawk”. Menjëherë, pas sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, SHBA-ja vendosi anije luftarake në Mesdheun lindor, duke përfshirë dy aeroplanmbajtëse. Disa vëzhgues i panë këto masa si një pengesë për vendet ose grupet e tjera që hyjnë në luftën midis Izraelit dhe Hamasit.
SHBA dërgon një nëndetëse në Lindjen e Mesme
RELATED ARTICLES