Sipas të dhënave zyrtare, sigurimet e Jo-Jetës, që zënë pjesën më të madhe të tregut, gjeneruan 18,8 miliardë lekë prime, me një rritje vjetore prej 1,5%.

Brenda këtij segmenti, sigurimet nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore shënuan rënie prej 14,4%. Si rrjedhojë, pesha e tyre në totalin e primeve të Jo-Jetës zbriti në 8,6%, nga 10,2% një vit më parë.

Ndërkohë, sigurimet e sëmundjeve patën një ecuri më pozitive, me rritje prej 12,2% të primeve krahasuar me nëntëmujorin e vitit 2025.

Në segmentin e sigurimit të Jetës, primet u rritën me 6,8% gjatë periudhës janar-shtator 2026. Ky treg vijon të mbështetet kryesisht te sigurimi i jetës së debitorit, i lidhur me kreditë e marra në institucionet financiare.

Pesha e këtij produkti në totalin e primeve të sigurimit të Jetës arriti në 84,1%, nga 82,6% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat tregojnë se tregu i sigurimeve vijon të rritet me ritme të moderuara, me ecuri të ndryshme sipas kategorive të produkteve.