Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEDëbora e parë në Alpe

Dëbora e parë në Alpe

Dëbora e parë ka mbërritur në Parkun Kombëtar të Alpeve. AdZM Kukës publikoi në rrjetet sociale pamje të mrekullueshme nga Liqeni i Sylbicës, monument natyre në dëborë. Pas një vjeshte të ngrohtë dhe me diell, vendi u përfshi nga moti me reshje dhe ulje temperature që kanë sjellë edhe dëborën e parë në lartësitë e maleve e duke i falur peizazhit magjinë e bardhësisë. Lugina e Tropojës është pjesë edhe e shtegut turistik “Tropojë e Vjetër-Myhejan-Sylbicë”, ndër më të kërkuarat nga turistët. Rrugëtimi në këtë shteg përbën një eksperiencë të rrallë me florën e pasur, e cila nis nga pyjet e vjetër të Ahut deri në kullotat alpine, ku ndodhen edhe monumentet e natyrës, liqeni i Sylbicës dhe liqeni i Dashit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments