Saturday, October 19, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURERreth 2500 struktura akomoduese të regjistruara në dy vitet e fundit

Rreth 2500 struktura akomoduese të regjistruara në dy vitet e fundit

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se “në dy vitet e fundit janë regjistruar rreth 2500 struktura akomoduese nga bujtina deri tek hotelet apo resortet e klasifikuara me 5 yje”. Në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së qeverisë e pyetur nëse do të ketë ndryshime sa i takon taksimit të sektorit të turizmit, Kumbaro tha se “TVSH 6% e aplikuar në të gjitha strukturat akomoduese me kushtin që këto struktura të formalizohen, të regjistrohen pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit është një praktike që ka filluar prej me shumë se 4 vitesh, e cila po intensifikohet”. “Çdokush që ka një hotel nuk mjafton të jetë i regjistruar në QKB për të përfituar këtë ulje të TVSH për turizmin nga 20% në 6 %, por duhet detyrimisht të regjistrohet edhe pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për të marrë kategorinë e caktuar”, tha Kumbaro. Kumbaro u shpreh se “kemi filluar ndryshimet në projektligjin e turizmit, që është ende në fazë konsultimi edhe këtë javë që flasim. Përfitoj nga ky moment komunikimi me publikun dhe sektorin e biznesit që ta lexojnë e të japin sugjerimet e tyre”. Sa i përket përpjekjeve të tjera për formalizim, ministrja Kumbaro tha se “më duhet të pranoj se jo vetëm në sektorin e hotelerisë, por edhe të operatorë turistikë detarë viti 2023 ka shënuar një përmirësim në dimensione 70-80% . Në vitin 2021 kishim vetëm 11 operatorë turistikë detarë të certifikuar sot kemi mbi 100 të tillë kjo si pasojë e kontrollit shumë të fortë që është ushtruar ndaj tyre nga Ministria e Turizmit dhe Policia e Shtetit dhe ka sjellë jo vetëm formalizim, por edhe një siguri më të lartë të turizmit detar”. Ministrja Kumbaro u shpreh se “po punojmë për një metodologji të re të sistemit të statistikave në turizëm, që do të jetë gati në 2024. Për herë të parë ajo ta radhit Shqipërinë në vendet me sukses në turizëm jo thjesht për nga fluksi i turistëve, numri, ndërtimet, nga aktivitetet dhe diversifikimi i ofertës, por edhe për nga instrumentet ligjorë me të cilët ne e rregullojmë këtë territor”. Duke folur për taksën e fjetjes Kumbaro tha se “të gjitha hotelet e strukturat akomoduese duhet t’ia paguajnë këtë taksë bashkive për çdo turist që kalon një natë në territorin e kësaj bashke në këto struktura.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments