Kushtet e qëndrueshme atmosferike që kanë përfshirë pjesën më të madhe të rajonit të Ballkanit do të diktojnë motin edhe në Kosovë, duke bërë që për gjatë gjithë 24 orëshit të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme në orët e para të ditës në zonat Jugore dhe Jugperëndimore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli kalime vranësirash, të cilat me të dukshme do të jenë në zonat Veriore. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, POR do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 25°C. Era do të fryjë kryesisht e lehtë; por herë pas here mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.
MV gjatë orëve të para të ditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, POR herë pas here do të ketë shtim të vranësirave në të gjithë republikën e MV POR mundësia për reshje ëshrë thuajse zero, më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat Jugore-Jugperëndimore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të lehtë në mëngjes POR mesdita sjell rroitje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 27°C. Përsa i përket para metrit të erës; ajo do të fryjë kryesisht mesatare POR herë pas here do të forcohet duke arritur shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht; Verilindor.
Europa Jugore dhe pjesa më e madhe e Qëndrës së kontinentit do të jenë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, KU do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Ndërsa Britania e Madhe dhe Vendet Nordike do të vijojnë të jenë nën dominimin e ciklonit të Islandës duke bërë që vranësirat të gjenerojnë reshje shiu, KU herë pas here do të jenë dhe në formë rrebeshi. Gjithashtu dhe Lindja e kontinentit do të jetë me vranësira dhe reshje shiu.