Banka e Shqipërisë bën të ditur se norma mesatare e interesit për kreditë e reja në lekë gjatë muajit korrik të këtij viti, pësoi rënie në 4.04 %, nga 4.3 % që ishte në muajin qershor. Sipas BSH-së, trendi zbritës për këtë tregues nisi në mesin e vitit 2022, duke vijuar me këtë ritëm edhe gjatë 2023-shit. Një ndikim të konsiderueshëm në këtë tendencë ka pasur frenimi i rritjes së normave të interesit nga Banka e Shqipërisë dhe sidomos rënia e yield-eve të Bonove të Thesarit. Normat e interesit të kredive, janë të lidhura drejtpërsëdrejti me ecurinë e yield-eve të Bonove, kryesisht të atyre 12-mujore. Gjatë këtij viti, yield-et e Bonove 12-mujore kanë shënuar një tendencë rënëse, duke zbritur shumë afër nivelit të normës bazë të interesit. Kjo ka bërë që edhe norma mesatare e interesit të kredive të reflektojë rënie. Ndërkohë, në monedhën Euro gjatë muajve po vërehet një tendencë në rritje e normave të interesit të kredisë për shtëpi. Në muajin korrik, norma mesatare e interesit arriti në 5.32 %, nga 4.86 % që kishte qenë në muajin qershor. Rritja e interesave për euron po reflekton politikat e Bankës Qendrore Europiane.
BSH: Norma mesatare e interesit për kreditë e reja në lekë, zbriti në 4.04%
RELATED ARTICLES