Thursday, March 27, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMoska: Londra dhe Uashingtoni të përfshirë në sulmin ndaj Krimesë

Moska: Londra dhe Uashingtoni të përfshirë në sulmin ndaj Krimesë

Moska ka akuzuar Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përfshirje në sulmin ukrainas ndaj selisë së flotës ruse të Detit të Zi, në Sevastopol në Krimenë e aneksuar. “Londra dhe Uashingtoni kanë mbështetur prej kohësh regjimin kriminal në Kiev”, tha sot zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova në një konferencë për shtyp në Moskë. “Sulmi i 22 shtatorit u krye, pa as më të voglin dyshim, me ndihmën e shërbimeve sekrete amerikane dhe britanike”, shtoi ajo. “Janë përdorur të dhëna të zbulimit perëndimor, satelitë të vendeve të NATO-s dhe avionë spiunazhi”, tha Zakharova. “Qëllimi i dukshëm i akteve të tilla terroriste është të largojnë vëmendjen nga përpjekjet e dështuara të kundërofensivës së forcave të armatosura ukrainase, të frikësojnë njerëzit dhe të nxisin panik në shoqërinë tonë”, tha ajo. Krimea u aneksua nga Rusia në vitin 2014 në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Në rrjedhën e kundërofensivës së saj, e cila ka vazhduar prej disa muajsh, Ukraina ka theksuar se kërkon gjithashtu të çlirojë gadishullin nga pushtimi rus. Selia e flotës ruse të Detit të Zi në qytetin e Sevastopolit u dëmtua rëndë gjatë sulmit, i cili përfshinte përdorimin e dronëve dhe raketave. Ukraina tha se, gjithsej ishin vrarë 34 oficerë rusë, megjithëse nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimin e saj. Rusia, e cila ka zhvilluar një luftë agresioni kundër Ukrainës për më shumë se 19 muaj, raportoi vetëm një person të zhdukur pas sulmit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ