Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREManchevski, në Qendrën e Artit Agimi

Manchevski, në Qendrën e Artit Agimi

Në mjediset e Qendrës së Artit Agimi, mbrëmjen e së dielës, u mbajt masterclass-i me regjisorin e njohur Milcho Manchevski. Manchevski gjendet në Tiranë, në kuadër të prezantimit të filmit të tij më të fundit “Kaymak”, në Tirana International Film Festival. Regjisori i mirënjohur foli mbi strategjitë e narracionit, në film. Ashtu sic ai kishte thënë më herët në një intervistë për ATSH, masterclass-i u zhvillua në frymën e një bashkëbisedimi me të pranishmit. Salla e Kinema Agimit ishte mbushur nga regjisorë, aktorë e personazhe të njohur, të artit e kulturës në vend, të cilët kanë mundur të përfitojnë nga një përvojë e vyer dhe nga një artist i vërtetë, vlerësuar ndërkombëtarisht. Masterclass-i i Manchevskit, fitues i një “Luani të artë” në Venecia, nuk është i vetmi për TIFF. Në programin e tij është edhe masterclass-i i Andreas Dresen, regjisor gjerman, i Gentian Koçit, regjisor i ri shqiptar që ka njohur sukses vitet e fundit si dhe i Sangeeta Datta, shkrimtare dhe kineaste që jeton e punon mes Indisë dhe Britanisë së Madhe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments