Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Dimri i librave” në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit

“Dimri i librave” në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit

Shkrimtari Bashkim Hoxha, promovoi sot në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, romanin e tij të ri “Dimri i librave”, botuar nga Onufri. “Një vepër që përshfaq realitete bashkëkohore, nën perceptimin e njerëzve që jetojnë me librin, si një metaforë mbi rëndësinë që ka arti kultura në ridimensionimin shpirtëror e social të kohës që jetojmë”, shkroi Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në rrjetet sociale. Bashkim Hoxha njihet si gazetar, novelist e dramaturg. Ai është skenarist i disa filmave të kinematografisë shqiptare: “Një vonesë e vogël”, “Plumba Perandorit”, “Në çdo stinë”, “Kronikë e një nate”, “Zemra që nuk plaken”, “Një udhëtim i vështirë” e “Valsi i ngrirë në Prishtinë”. Bashkim Hoxha ka fituar disa çmime kombëtare me romanet e tij dhe disa nga librat janë përkthyer në gjuhë të huaj. Libri “Hotel Ballkan” është përkthyer në anglisht nga Idlir Azizi ndërsa libri “Ground zero” nga Benet Koleka. Bashkim Hoxha ka ftuar disa çmime rajonale dhe kombëtare në fushën e letërsisë. Një nga kontributet e çmuara të tij është edhe gazetaria me tipare të theksuara qytetare dhe sociale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments