Sunday, March 16, 2025
HomeSOCIALELumenjtë në rrezik, gjithnjë më të nxehtë dhe të varfër në oksigjen

Lumenjtë në rrezik, gjithnjë më të nxehtë dhe të varfër në oksigjen

Lumenjtë po ngrohen shumë shpejt, më shumë se detet, dhe niveli i oksigjenit është gjithnjë e më i ulët, duke vënë në rrezik shumë lloje peshqish, sipas një studimi të udhëhequr nga Wei Zhi, nga Universiteti Amerikan Penn State. Studimi analizoi 800 lumenj në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara dhe demonstroi se si jeta në lumenj dhe liqene kërcënohet seriozisht nga temperaturat në rritje. “Kjo është një thirrje zgjimi. Ne e dimë se klima gjithnjë e më e ngrohtë ka çuar në një rritje të temperaturave të oqeanit dhe një humbje të oksigjenit në ujë, por nuk prisnim të ndodhte e njëjta gjë tek lumenjtë”, theksoi një nga autorët e studimit Li Li. Ky është studimi i parë që monitoron ndryshimin e temperaturave të lumenjve dhe shkallës së oksigjenimit të tyre në një shkallë të gjerë, duke monitoruar rreth 800 lumenj dhe përrenj midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. Rezultatet tregojnë një situatë alarmante për të ardhmen e shumë llojeve të lumenjve dhe cilësisë së ujërave të ëmbla. Të dhënat tregojnë se 87% e lumenjve të analizuar kanë shënuar rritje të temperaturës së ujit në 40 vitet e fundit dhe në 70% të rasteve ka pasur edhe ulje të nivelit të oksigjenit të tretur. Duke përdorur modele parashikuese, studiuesit vlerësuan gjithashtu se deoksigjenimi pritet të rritet më tej, me norma midis 1.6 dhe 2.5 herë krahasuar me mesataren e 40 viteve të fundit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ