Orët e para të ditës do të sjellin në Shqipëri intervale të gjata me kthjellime, KU më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat bregdetare. Ndërsa në pjesën tjetër të territorit parashikohet të ketë dhe kalime të pakta vranësirash. Pas mesdite pritet që vranësirat të shfaqen në të gjithë vendin tonë, KU më të fokusuara do të mbeten në zonat malore duke gjenruar reshje të izloara shiu. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat e mëngjesit DHE në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 36°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.