Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREEU4Culture, festë në Kalanë e Bashtovës

EU4Culture, festë në Kalanë e Bashtovës

Për dy ditë me radhë Kalaja historike e Bashtovës u gjallërua nga një festival arti, kulture, muzike dhe aventurash në natyrë. Në ditën e parë, u organizua një panair artizanal me prodhime vendase, shfaqje muzikore tradicionale dhe bashkëkohore, si dhe fjalime nga kryetarët e bashkive të Kavajës dhe Rrogozhinës, përfaqësues të Bashkimit Evropian, delegatë të UNOPS-it dhe zyrtarë të Ministrisë së Kulturës. Në ditën e dytë pjesëmarrësit patën mundësinë të eksplorojnë dy rrugë biçikletash nëpër Kavajë dhe Rrogozhinë. Itinerari mund të ndiqet lehtësisht duke përdorur platformën routes4culture.com dhe vendosjet e tabelave të reja, të vendosura në pikat kyçe. EU4Culture thotë se ka si qëllim që festivali të bëhet një festë e përvitshme e trashëgimisë së pasur kulturore dhe natyrore të rajonit. Eventi u organizua si pjesë e projektit Routes4Culture, i mbështetur nga Bashkimi Evropian, përmes programit EU4Culture, zbatuar nga UNOPS në koordinim me Ministrinë e Kulturës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments