Saturday, July 27, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAPër 12 vjet është dyfishuar numri i qytetarëve nga Kosova në Gjermani

Për 12 vjet është dyfishuar numri i qytetarëve nga Kosova në Gjermani

Për 12 vjet gati është dyfishuar numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Gjermani. Rrjedhimisht në këtë periudhë kohore shënohet rritje nga 291 mijë në 542 mijë qytetarë, që rezulton në 251 mijë ose 86 për qind më shumë persona, thuhet në një analize të publikuar nga Instituti GAP. Sipas GAP-it disa nga gjetjet kryesore të raportit tregojnë se sipas matjes së fundit të vitit 2022, në Gjermani jetojnë 542 mijë persona me sfond migrimi nga Kosova, nga të cilët 330 mijë kanë lindur në Kosovë. “Nga këta 542 mijë persona, 289 mijë (53%) janë burra ndërsa 254 mijë ose 47% janë gra. Nga krahasimi i të dhënave të vitit 2022 me ato të vitit 2010, konstatohet se numri i qytetarëve me origjinë nga Kosova që jetojnë në Gjermani pothuajse është dyfishuar. Rrjedhimisht, në një periudhë kohore 12 vjeçare shënohet rritje nga 291 mijë në 542 mijë, që rezulton në 251 mijë ose 86% më shumë persona me sfond migrimi nga Kosova. Në vitin 2021, 21,468 persona kanë hyrë nga Kosova në Gjermani, dhe 4,323 persona me origjinë nga Kosova janë larguar nga Gjermania ku migrimi neto në këtë vit ishte 17,164 persona”, thuhet në raportin statistikor “Migrimi i kosovarëve në Gjermani: Analizë statistikore”, të publikuar nga GAP. Sipas Institutit GAP në mikrocensusin e vitit 2022, 110 mijë persona deklaruan se bashkimi familjar është arsyeja kryesore e emigrimit të tyre nga Kosova në Gjermani; 85 mijë persona deklaruan se arsyeja kryesore është arratisja, azil-kërkimi dhe mbrojtja ndërkombëtare; 64 mijë persona deklaruan si arsye punësimin; ndërkaq, 41 mijë të tjerë emigruan për të krijuar familje. “Të dhënat e vitit 2022 tregojnë se nga gjithsej 330 mijë persona të lindur në Kosovë, mosha mesatare në kohën kur ata emigruan në Gjermani ishte 22 vjeç. Po ashtu, nga 264 mijë kosovarë aktivë në tregun e punës në Gjermani, 251 mijë janë të punësuar, ndërsa 13 mijë janë të papunë”, thuhet në raport.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments