Friday, October 18, 2024
HomeSOCIALEARSIMArsimi profesional: Regjistruar mbi 4 200 nxënës, 16 % janë vajza

Arsimi profesional: Regjistruar mbi 4 200 nxënës, 16 % janë vajza

Mbi 4 200 nënës janë regjistruar për të ndjekur arsimin e mesëm në 35 shkollat profesionale në të gjithë vendin, ndërsa regjistrimet në klasë të dhjetë janë hapur deri më datë 30 shtator, përmes e-Albanias. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), Klevis Hysa në një prononcim për ATSH-në, bën të ditur se 16 % e numrit të përgjithshëm të nxënësve të regjistruar në klasë të 10-të janë vajza. “Numri i nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm profesional është në rritje. Aktualisht deri me tani jane regjistruar në klasë të dhjetë mbi 4200 nxënës ose 5% me shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Interes në rritje për të ndjekur një nga 22 degët e studimit që ofron arsimi profesional kanë patur vajzat, që përbëjnë 16% të totalit të të regjistruarve”, deklaroi Hysa. Hysa bën të ditur se degët më të kërkuara edhe këtë vit kanë qenë Teknologjia e Informacionit (IT) dhe Hoteleri-Turizëm, ndjekur nga të gjitha drejtimet e tjera teknike. Sipas tij, një rritje të lehtë ka edhe bujqësia, në të gjithë profilet e saj. Kreu i AKPA-së thekson se përveç arsimit të mesëm profesional, këtë vit po i kushtohet një vëmendje e veçantë edhe drejtimeve pas të mesme, për të mbuluar kështu me mirë nevojat për kualifikime profesionale në të gjitha nivelet. “Në tetor do të fillojnë regjistrimet në arsimin pas të mesëm i cili do të ofrohet në 4 profile në 8 shkolla të arsimit professional, në 7 bashki të vendit, Tiranë, Elbasan, Lezhë, Vlorë, Korçë, Berat dhe Sarandë“, u shpreh Hysa. Arsimi profesional është rruga e sigurt drejt punësimit real, ndaj dhe qeveria shqiptare po mbështet me politika të veçanta kualifikimin e fuqisë punëtore në përputhje me nevojat e tregut të punës. Projekte madhore si ndërtimi i aeroportit të Vlorës, apo hapja e disa fabrikave që prodhojnë sisteme kabllore apo pjesë të tjera për makinat në vendin tonë, ashtu si dhe investimet e mëdha në sektorin e hidrokarbureve kërkojnë punonjës të kualifikuar. Të dhënat tregojnë se mbi 57 % e punëkërkuesve me arsim profesional hyjnë në punë që vitin e parë, pas përfundimit të edukimit. Në 35 shkollat profesionale në të gjithë vendin janë përfshirë 22 drejtime mësimore, 87 profile profesionale kryesisht në hoteleri-turizëm, shkenca kompjuterike, shkenca mekanike, tekstile, etj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments