Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE kërkon ndihmë për Bullgarinë dhe Greqinë e goditur nga përmbytjet

BE kërkon ndihmë për Bullgarinë dhe Greqinë e goditur nga përmbytjet

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian Katarina Barley ka bërë thirrje për ndihmë të BE-së për vendet në Evropën Juglindore të prekura rëndë nga stuhitë vdekjeprurëse të fundit. ”Ashtu si me fatkeqësitë e mëparshme natyrore në vendet e tjera anëtare, Fondi i Solidaritetit të BE-së duhet të përdoret për rindërtim”, tha Barley për median gjermane. ”Do të ishte gabim të besohet se këto janë dukuri normale të motit”, theksoi politikani i Partisë Social-demokrate (SPD) në pushtet në Gjermani. Manfred Weber, një nga politikanët më të rëndësishëm gjermanë në parlament, ka kërkuar më shumë para’ për mbrojtjen civile evropiane. “Ndryshimi i kushteve të motit sfidon të gjitha vendet tona për të investuar më shumë në përshtatjen klimatike dhe shërbimet tona të emergjencës”, tha Weber, kreu i Partisë Popullore Evropiane (EPP), grupi më i madh në parlament.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments