Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALEKOSOVADam Festival, festivali i muzikës klasike në Prishtinë

Dam Festival, festivali i muzikës klasike në Prishtinë

Dam Festival vazhdon të frymëzojë dhe të bashkojë dashamirësit e artit muzikor. Në Kosovë ka nisur edicioni i 18-të i tij që për 5 net radhazi do të sjellë artistë të huaj e vendas në skenën e Amfiteatrit të Ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë. Të parat që janë ngjitur në skenën e Dam Festival ishin violinistet nga Hungaria, Amira dhe Mariam Abouzahra, të shoqëruara në piano nga nëna e tyre, pianistja Nora Emody. Ato interpretuan kryeveprat nga Leo Weiner, Pablo de Sarasate, Fritz Kreisler dhe Maurice Ravel. Recitali i Arsim Gashit, i shoqëruar nga Andi Duraku në piano, solli një kombinim të veprave të kompozitorëve të shquar si Edvard Grieg, Eugène Ysaÿe dhe Camille Saint-Saëns. Ndërsa Orkestra e Harqeve ka sjellë një performancë që u përgëzua nga të gjithë, ku i pranishëm ishte edhe ministri Hajrulla Çeku. Është parashikuar që në përmbyllje do të jetë e ftuar nderi flautistja Luisa Sello, Ambasadore e Muzikës dhe Kulturës Italiane e cila do të performojë së bashku me talentët muzikorë të Kosovës. Koncerti i radhës do të mbahet mbrëmjen e sotme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments