Sunday, March 16, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKina u ndalon zyrtarëve përdorimin e iPhone!

Kina u ndalon zyrtarëve përdorimin e iPhone!

Kina ka urdhëruar punonjësit e administratës të mos përdorin për punë pajisjet e markave të huaja, përfshirë iPhone, pas shqetësimeve të supozuara të sigurisë kibernetike. “Në javët e fundit, zyrtarët u udhëzuan nga eprorët e tyre të mos përdorin këto pajisje në kanalet e komunikimit në vendin e punës, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Pekinit për të reduktuar mbështetjen në teknologjinë e huaj, për të rritur sigurinë kibernetike dhe për të kufizuar rrjedhën e të dhënave të ndjeshme përtej kufijve të Kinës”, raportoi ”Wall Street Journal”, duke cituar burime të paidentifikuar të njohura me këtë çështje. Raportimi nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur, ndërsa nuk pati ndonjë reagim zyrtar nga autoritetet kineze apo nga iPhone. Apple gjeneron rreth 19 për qind të të ardhurave nga Kina, që është tregu i saj i dytë më i madh pas tregut amerikan. Veprimi i Pekinit vjen pasi zyrtarët amerikanë, në nivel federal dhe shtetëror, kanë kufizuar gjithashtu përdorimin e pajisjeve kineze duke përfshirë Huawei, si dhe gjigantin e mediave sociale TikTok.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ