Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEBE mbështet kultivimin e bimëve mjekësore në Gramsh

BE mbështet kultivimin e bimëve mjekësore në Gramsh

Sipërfaqet me bimë mjekësore po shtohen nga viti në vit në zonën e Gramshit. Gramshi ka një traditë të gjatë në mbjelljen e livandos, por Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me projektin e OKB-së, UN Women, kanë punuar për kultivimin e bimëve të reja mjekësore në zonë, që do t’i sjellin më shumë të ardhura fermereve. Përmes programit “BE-ja për Barazinë Gjinore në Shqipëri” janë mbështetur fermeret gra me bimë të reja, teknologji moderne, trajnime, dhe kontrata me më shumë përfitim. Konkretisht programi mbështeti gra të angazhura në këtë zinxhir vlere të rrisin të ardhurat e tyre. Rreth 50 gra u bënë bashkë dhe përfituan kultura të reja me kërkesë dhe vlerë të lartë në tregun ndërkombëtar. Ato përfituan trajnime në kultivimin organik të bimëve, teksa implementuan dhe teknologji të reja, që janë miqësore me mjedisin. Ato arritën të vendosin kontrata me tregtarë ndërkombëtarë duke siguruar të ardhura të kënaqshme për ekonominë e tyre. Ekspertët e bujqësisë shprehen se, kultivimi i disa lloje bimësh mjekësore i ka dhënë më tepër vlerë ngastrave të vogla të tokës në Gramsh, të cilat nuk sigurojnë rendimente të larta ekonomike me kulturat të tjera bujqësore. Ndërsa vetë fermerët, shprehen të kënaqur me aktivitetin që po zhvillojnë, që sipas tyre “kemi sjell një produkt të ri që tregu i huaj po e kërkon”. Prodhimi i livandës në Gramsh ka një traditë të gjatë dhe teknikat janë të njohura. Ndërsa për kalendulën dhe cianin mungonin këto njohuri, teknika të cilët i përfituan fermerët gjatë trajnimeve të ndryshme që janë zhvilluar në terren. Kjo nismë është financuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetet nga MBZHR.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments