“Vajzë Fest” është një tjetër aktivitet veror për të cilin Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit bashkëpunon për të shfaqur filma artistikë krahas performancave teatrore, artistike apo tureve të turizmit kulturor. “Vajzë Fest” zhvillohet në fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë. Festivali do të nisë ditën e nesërme me shfaqjen teatrore “Hanko Halla”, përshtatur për skenë nga regjisori Armand Bora, pasur nga filmi i Herion Mustafarajt, “The Shot”. Dita e dytë e “Vajzë Fest” parashikon vizitë në fshatin Velçë, tek shpellat, ujëvara e Rasalit, aktivitete muzikore e të kulinarisë. Të ftuarit specialë në ditën e dytë të këtij eventi do të jenë regjisori Piro Milkani si dhe aktori Alfred Bualoti. Më 20 gusht, pjesëmarrësi i veçantë i festës do të jetë aktori i mirënjohur Ndriçim Xhepa, që do të prezantojë në festival, filmin e Vladimir Priftit, “Dasma e Sakos”. Kjo veprimtari vjen në funksion të gjallërimit të jetës në fshatin Vajzë dhe promovimit të vlerave të zonës për ta kthyer në një destinacion turistik. atsh