Mbështetja publike për planet për legalizimin e kanabisit rekreativ në Gjermani është rritur sipas një sondazhi të ri. Në një sondazh të fundit të “YouGov”, çdo votues i dytë me të drejtë vote në Gjermani e vlerësoi legalizimin e kanabisit në mënyrë të favorshme, 50% e të anketuarve deklaruan se ishin plotësisht në favor të legalizimit, në parim. Krahasuar me sondazhin e fundit në maj, ku vetëm 47% e të anketuarve ishin në favor të vënies në dispozicion të kanabisit ligjërisht, shkalla e miratimit është rritur. Në sondazhin e kryer nga 11 gushti deri më 15 gusht, 2 387 votues gjermanë u pyetën “A do ta mbështesnit apo kundërshtonit në përgjithësi legalizimin e kanabisit në Gjermani?” Rreth 40% e të anketuarve thanë se ishin “plotësisht” ose “disi” kundër projektit, ndërsa 10% u përgjigjën “nuk e di” ose nuk bënë asnjë deklaratë. Megjithatë, 75% e të anketuarve thanë se ishte e rëndësishme që legalizimi i kanabisit të shoqërohej me fushata edukimi për rreziqet e përdorimit për personat nën 18 vjeç. Sondazhi zbuloi se 68% mendonin se fushata të tilla duhet të ishin një parakusht për legalizim. Sipas projektligjit, i cili mori dritën jeshile dje nga kabineti i kancelarit gjerman, Olaf Scholz, posedimi i deri në 25 gramë kanabis për personat mbi 18 vjeç dhe kultivimi i maksimumit të tre bimëve për përdorim personal do të jetë i ligjshëm. Kanabisi do të vihet në dispozicion përmes shoqatave të veçanta, të ashtuquajturat klube të kanabisit. Megjithatë, sipas projektligjit, kanabisI nuk mund të konsumohet në klube ose në një rreze prej 250 metrash nga ambientet. Projektligji, i cili duhet të miratohet nga parlamenti, ka të ngjarë të ndryshojë ndërsa Bundestagu pritet ta shqyrtojë atë pas pushimeve verore. Dhoma e Lartë e parlamentit gjerman, Bundesrat, do të diskutojë gjithashtu projektligjin.ATSH
Rritet mbështetja publike për legalizimin e kanabisit në Gjermani
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on