Autoritetet e Algjerisë ndaluan shfaqjen e filmit “Barbie” me arsyen se nuk përputhet me vlerat morale të shoqërisë. Sipas lajmeve në median lokale, Ministria e kulturës së Algjerisë tërhoqi lejen për shfaqjen e filmit “Barbie”, i cili u paraqit në ekranet në vend javët e kaluara dhe i cili ka shkaktuar debate. Siç thuhet, filmi është ndaluar për “shkak se është në kundërshtim me vlerat morale të shoqërisë algjeriane dhe nxjerr në pah homoseksualitetin”. Më parë, edhe Libani dhe Kuvajti ndaluan filmin e prodhimit amerikan me arsyen se nuk përputhet me vlerat fetare dhe morale dhe se mund të ketë ndikime negative te fëmijët dhe të rinjtë. ATSH