Fermerët po shtojnë nga viti në vit mbjelljet me pemë frutore, nxitur nga skemat e mbështetjes, por dhe kërkesa në rritje për eksporte. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca publikoi sot në rrjetet sociale pamje të mrekullueshme nga pemëtoret me drufrutorë, të mbjella në fushat e Gjocajt, Peqin. Prodhimi i pemëve frutore në vendin tonë arriti në më shumë se 317 mijë tonë në fund të vitit të kaluar, spas INSTAT. Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, ky prodhim u rrit me 4.92 %. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se gjatë këtij viti eksportet e frutave u rritën gati 25%. Niveli më i lartë i prodhimit të pemëve frutore u arrit në qarkun e Korçës me 89.753 tonë pasuar nga qarqet Elbasan me 39.118 tonë dhe Fier me 33.774 tonë. Fermerët tashmë në të gjithë vendin e kanë kthyer në trend në rritje, kultivimin e pemëve frutore krahas mbjelljeve me vreshta, drithëra e kultura të tjera bujqësore.