Wednesday, November 27, 2024
HomeSHKENCA DHE JETABarriera e Madhe Koralore e Australisë mbetet jashtë listës së UNESCO-s

Barriera e Madhe Koralore e Australisë mbetet jashtë listës së UNESCO-s

Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s ka vendosur të mos e shtojë Barrierën e Madhe koralore të Australise në listën e vendeve “në rrezik”, pavarësisht provave shkencore që sugjerojnë se është në rrezik. Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në mbledhjen e tyre mendon se qeveria australiane ka bërë “përparim të rëndësishëm”, por studiuesit janë të mendimit se Barriera e Madhe koralore e Australisë është nën “kërcënim serioz” nga ndryshimet klimatike dhe ndotja. “Shumë shkencëtarë të klimës janë të tronditur nga fakti që nuk u fut në listë” tha Kimberley Reid nga Qendra e Ekselencës për Ekstremet e Klimës ARC dhe Universiteti Monash. Duke mbuluar afro 345,000 kilometra katrorë, Barriera e Madhe koralore është shtëpia e më shumë se 1,500 llojeve të peshqve dhe 411 llojeve të koraleve të forta. Ajo kontribuon me miliarda dollarë në ekonominë australiane çdo vit dhe promovohet shumë për turistët e huaj si një nga mrekullitë më të mëdha natyrore të vendit dhe të botës. rtsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments