Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETALamborghini ,mes ngjyrave të larmishme dhe teknologjisë

Lamborghini ,mes ngjyrave të larmishme dhe teknologjisë

Që nga viti i themelimit, 1963, Lamborghini ishin të destinuara të kishin nuanca të ndryshme ngjyrash, siç mund të shihet nga 350 dhe 400 GT-të e para të cilat adoptuan ngjyra të rralla, por mjaft standarde për kohën me kufizime të vendosura kryesisht nga moda e momentit. dhe kërkesat pasuese të klientëve. Me modelin ‘‘Miura” e prezantuar më 1966, marka përjeton një shpërthim ngjyrash, por janë edhe klientët ata që kanë ndryshuar: më të rinj dhe më pak të lidhur me stilet tradicionale. Modeli ”Countach”, i prezantuar në vitin 1971 dhe prodhuar duke filluar nga viti 1973, sjell gjithashtu një rinovim në gamën e ngjyrave. Vitin tjetër, 1976 lindi modelli ‘‘Espada”, e krijuar për përdorim familiar, shpesh porositet me ngjyra të ndezura, si ari metalik; dhe seria speciale VIP Espada, nga ana tjetër, paraqet një nga karakteristikat e saj dyngjyrësh: me ngjyrë portokalli dhe të zezë ndër më të njohurat. ”Diablo” ka lindur mbi të gjitha me ngjyrat pastel, në vitet e para të jetës, ndërsa në fund të prodhimit mbërrijnë shumë nuanca metalike si ”Oro Elios” i shkëlqyer. Purple u shfaq me Diablo SE 30 të vitit 1993, i lindur për të festuar 30 vjetorin e kompanisë dhe luajti në videoklipin e këngës “Cosmic Girl” nga Jamiroquai. Murciélago, në vitin 2001, sheh suksesin e ngjyrave të perla, shpesh të kombinuara, në kontrast, me fibra karboni. Më tej, Gallardo, në 2003, u zgjodh shpesh në Arancio Atlas ose Giallo Orion. Epoka moderne, e cila na çon në ditët e sotme, në të cilën protagonistët janë Aventador, Huracán dhe Urus, përbëhet nga ngjyra të veçanta si ato me nuanca të ndryshueshme në varësi të mënyrës se si ato goditen nga rrezet e dritës … të ashtuquajturat ngjyra Harlequin, ose të ylbertë. Që nga viti 2013 është e mundur të zgjidhni nga një seri pothuajse e pafund kombinimesh, ose të krijoni tuajat, pavarësisht se ka më shumë se 360 ​​ngjyra për të zgjedhur, 60 prej të cilave janë e ndarë në 5 familje. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments