Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALETransferimi i infrastrukturës së peshkimit tek subjektet private

Transferimi i infrastrukturës së peshkimit tek subjektet private

Qeveria miratoi vendimin për zhvillimin on-line nëpërmjet konkurrimit publik të procedurave të transferimit të infrastrukturës së peshkimit dhe infrastrukturës së lidhur me peshkimin tek organizata e peshkimit dhe subjektet private. Vendimi, parashtron hapat që ndiqen për ngarkimin e dokumentacionit në portalin “e-Albania”, ruajtjen e një kopje elektronike të tij dhe në rastin kur dokumentacioni është jo i plotë, i paqartë apo i ndryshëm nga ai që kërkohet, njoftohet konkurrenti për të plotësuar të metat brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike. Mosplotësimi i të metave brenda këtij afati përbën shkak për mospranimin e kërkesës. Pranë institucionit përgjegjës për shërbimet e peshkimit dhe të akuakulturës ngrihet një komision i cili, brenda 7 (shtatë) ditëve kalendarike nga paraqitja e kërkesës, shqyrton propozimin dhe dokumentacionin shoqërues të dorëzuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore dhe, nëse e gjen në përputhje me parashikimet e ligjit dhe të këtij vendimi, i përcjell dokumentacionin, për mendim, Komisionit Konsultativ Qendror për Peshkimin dhe Akuakulturën (në vijim “KKQPA”), Komisioni vendos për subjektin fitues në konkurrim dhe bën shpalljen e tij në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe kur në konkurrim marrin pjesë më shumë se një konkurrues, njoftimi për shpalljen e fituesit vendoset edhe në këndin e njoftimeve të institucionit përkatës. Pas shpalljes së fituesit, institucioni përgjegjës për shërbimet e peshkimit dhe të akuakulturës lidh marrëveshjen për transferimin e menaxhimit të infrastrukturës së peshkimit me subjektin fitues brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga dita e shpalljes së fituesit në Buletinin e Njoftimeve Publike. Procedura e transferimit të një tregu shitjeje me shumicë ose qendrës së grumbullimit kryhet kryesisht nga institucioni përgjegjës për peshkimin dhe akuakulturën ose me kërkesë të një ose disa subjekteve private. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments