Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë POR pas-mesdite pritet grumbullim i vranësirave në zonat veriore dhe Veriperëndimore duke rrezikuar, rrebeshe afat-shkurtra shiu në ekstremin Veri-veriperëndimor. Orët e pasdites përmirësojnë dukshëm kushtet e motit në të gjithë republikën e Kosovës. Po ashtu, Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje deri në 30 gradë C.
Kthjellimet dhe temperaturat e larta do të jenë dominuese gjatë orëvë të para të ditës POR pasditja do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të MV, më të dukshme në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore POR mundësia për reshje është thuasje zero. Mbrëmja dhe nata do të ri-sjellin sërisht kthjellimet pothuasje në të gjithë MV. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 33 gradë C.
Zhvillimi i një qëndre të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në Atlantikun Verior me ndikim deri në verilindje të kontinentit do të sjellë reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere në Europën Veriore dhe rajonin e Balltikut. Po ashtu, Europa Qëndrore do të përfshihet nga rrebeshe shiu si edhe mini- stuhi breshëri; pas temperaturave të larta që u regjistruan prej shumë ditësh NDERSA Moti i kthjellët do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të kontinentit Europian si pasoje e zgjerimit të Anticiklonit të Azoreve KU temperatura të larta do të përjetojë gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e detit Egje.