Wednesday, November 27, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREManastiri i 40 Shenjtorëve në Sarandë, legjenda dhe histori 

Manastiri i 40 Shenjtorëve në Sarandë, legjenda dhe histori 

Manastiri i 40 Shenjtorëve në Sarandë është një objekt kulti unikal për stilin e ndërtimit. Bazilika dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve që ndodhet në majën e kodrës qëndron përballë Kalasë së Lëkurësit. Sektori i Kulturës Kombëtare Sarandë fton të vizitohet manastiri duke shkruar online: “Mos thuaj që kam qënë në Sarandë nëse nuk ke vizituar Manastirin e 40 Shenjtorëve, i cili i ka dhënë emrin këtij qyteti!” Manastiri ndodhet rreth 4 kilometra larg qendrës së Sarandës. Manastiri i 40 Shenjtorëve ka një legjendë që lidhet me 40 ushtarë të krishterë, të cilët ishin vënë përballë dy alternativave: o të ndërronin fenë, o të pranonin vdekjen në kushtet e të ftohtit. Por ata refuzuan dhe u dënuan me tortura. I detyruan të qëndronin lakuriq në të ftohtin e dimrit dhe të qelive. Gojëdhëna e mbetur në Sarandë thotë se 30 ishin të shenjtë dhe 10 demonë, të cilëve u përket nga një dhomë e nëndheshme. Në qelitë janë zbuluar piktura murale, mes të cilave ajo e një dishepulli që vlerësohet si një nga më të vjetrat e periudhës bizantine. Manastiri i 40 Shenjtorëve duhet të jetë ndërtuar si qendër e rëndësishme pelegrinazhi për të tërhequr besimtarët kristianë nga gjatësia e Adriatikut dhe thellësia e Ballkanit. Mendohet se kisha ka qenë funksionale deri në mesin e shek. të 19-të, falë kujdesjes së një komuniteti të vogël murgjish. Më past bazilika u braktis. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments