Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të administruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përgjatë gjysmës së parë të vitit u realizuan në masën 66.3 miliardë lekë. Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, këto të ardhura rezultojnë 9.2 miliardë lekë ose 16.2% më shumë se 6-mujori i parë i 2022-shit. Gjithashtu të ardhurat e mbledhura nga ky zë rezultojnë me një realizim 109.2 % të planit për 6- mujorin 2023. Numri i të punësuarve për 3-mujorin e parë të vitit ishte 709, 203 të punësuar, ku 557,750 janë të punësuar në sektorin privat. Referuar të dhënave, sektori privat ka pasur një performancë pozitive gjatë këtij tremujorit duke shënuar 4 mijë të punësuar më shumë. Të dhënat zyrtare nga INSTAT gjithashtu konfirmojnë trendin pozitiv të treguesve të tregut të punës gjatë tremujorit të parë. Kështu, shkalla e punësimit ka vijuar të rritet dhe ka arritur nivelin 67.1 %, ndërsa niveli i papunësisë ka zbritur nën 10.9 %, shifër kjo në rënie në krahasim me të njëjtin tremujor të një viti më parë. atsh
Të ardhurat nga kontributet shoqërore 66.3 miliardë lekë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on