Zjarret në pyje shkatërruan më shumë se dy kilometra katrorë tokë në ishullin francez të Korsikës në Mesdhe gjatë natës, thanë sot zyrtarë lokalë. Ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmanin shkroi në Twitter se ”manastiri i Corbaras, në veri të ishullit, u evakua për shkak të zjarrit”. Rreth 200 zjarrfikës ishin në zonë. Brigada e zjarrfikësve tha dje se një zjarr shpërtheu edhe në qytetin verior të Korsikës, Pigna. Erërat e forta kanë ndezur flakët. Sipas raportimeve të mediave franceze, fillimisht kishte pasur dy zjarre jo shumë larg njëri-tjetrit, të cilat më pas u bashkuan në një. Kreu i këshillit ekzekutiv të Korsikës, Gilles Simeoni, shkroi në Twitter se ”dy zjarret u shkaktuan nga zjarrvënia”. atsh
Zjarret shpërthejnë në Korsikë
RELATED ARTICLES