Saturday, March 22, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARE Moldavia shkurton numrin e diplomatëve rusë pas akuzave për spiunazh

 Moldavia shkurton numrin e diplomatëve rusë pas akuzave për spiunazh

Moldavia i tha sot Rusisë që të shkurtonte numrin e stafit të punësuar në ambasadën e saj në Kishinev, në përgjigje të raporteve të mediave që detajojnë spiunazhin e dyshuar nga stafi i ambasadës. “Ne kemi vendosur të kufizojmë numrin e diplomatëve rusë të akredituar në Republikën e Moldavisë”, tha ministri i Jashtëm, Nicolae Popescu gjatë një takimi të kabinetit. Vendimi erdhi pas një raporti nga media investigative ndërkombëtare që tërhoqi vëmendjen të hënën ndaj aktiviteteve të dyshuara të spiunazhit të paligjshëm nga personeli rus i shërbimeve sekrete. Ambasada ruse në Kishinev thuhet se luan një rol qendror në marrjen dhe transmetimin e informacionit. Ambasadori rus, Oleg Vasnetsov, u thirr për bisedime me qeverinë në Kishinev të martën në lidhje me akuzat. Vasnetsov më vonë tha për mediat ruse se akuzat ishin një pretekst për shkurtimin e numrit të diplomatëve rusë në vend. Popescu lëshoi një deklaratë duke justifikuar vendimin e qeverisë. “Kur një pjesë e trupit diplomatik po punon për të destabilizuar vendin tonë, kjo bie ndesh me të gjitha standardet”, tha ai. Që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, Rusia ka ruajtur ndikimin në ish-republikën sovjetike pa dalje në det, e vendosur midis Ukrainës dhe Rumanisë. Trupat ruse janë stacionuar në rajonin separatist të Transnistrisë në lindje të vendit që nga vitet 90. Vëzhguesit kanë paralajmëruar prej kohësh se Moska mund të provokojë trazira në rajon për të çuar përpara interesat e saj. Presidentja pro BE e Moldavisë, Maia Sandu, ka akuzuar vazhdimisht Moskën për ndërhyrje në punët e Moldavisë dhe planifikimin e rrëzimit të qeverisë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ