Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARERepublika Çeke blen helikopterë luftarakë amerikanë

Republika Çeke blen helikopterë luftarakë amerikanë

Ushtria çeke ka marrë dy helikopterët e parë luftarak Bell AH-1Z Viper të porositur nga Shtetet e Bashkuara. Helikopterët u dorëzuan në aeroportin ushtarak Náměšť nad Oslavou, që ndodhet 30 kilometra në perëndim të qytetit të Brno, nga një aeroplan transportues. Dy helikopterë të tjerë të të njëjtit lloj dhe dy helikopterë me shumë qëllime Bell UH-1Y Venom duhet të pasojnë nga mesi i shtatorit. “Dorëzimi i helikopterëve të parë të SHBA-së është një moment domethënës për modernizimin e ushtrisë”, deklaroi ministrja çeke e Mbrojtjes Jana Černochová. Me këtë blerje, Republika Çeke do të eliminojë varësinë e saj nga teknologjia ruse dhe do të kalojë në pajisje më moderne. Në përgjigje të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, qeveria çeke miratoi vitin e kaluar blerjen e 12 helikopterëve të rinj nga kompania amerikane Bell për rreth 592 milionë euro (655 milionë dollarë). Porosia përfshin tetë helikopterë Venom dhe katër Viper. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments