Wednesday, March 19, 2025
HomeSOCIALEMM: Përmirësim i situatës në disa vatra zjarri

MM: Përmirësim i situatës në disa vatra zjarri

Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi për mediet, bëri të ditur përmirësimin e situatës në disa vatra zjarri në vend. Si rezultat i punës së pandërprerë të forcave të emergjencave civile, ndihmuar edhe nga efektivë të Forcave të Armatosura si dhe nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është arritur të përmirësohet situata në disa vatra zjarri në territorin e vendit. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se është fikur zjarri në drejtim të Kreshpanit, në masivin me ullishte dhe po mbahet në monitorim nga trupat e FA dhe efektivë të MZSH. Ndërkohë po vazhdon operacioni për vënien nën kontroll të flakëve në masivin pyjor Plyk- Kraps-Gjorkos. Në fshatin Hekal, në Mallakastër situata është nën kontroll dhe po izolohet edhe vatra e fundit aktive. “Po vijon operacioni për kapsulimin e vatrave në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në Vlorë. E vështirë është puna e forcave të emergjencave për shkak të terrenit në fshatin Buz, në bashkinë Memaliaj. Por përhapja e zjarrit është e dobët, pasi zjarri ndodhet mes dy zallishteve. Është arritur të izolohet plotësisht zjarri në malin e Gjallicës në njësinë administrative Shtiqen, në Kukës. Po ashtu janë vënë tërësisht nën kontroll flakët dhe vatrat në fshatin Mandaj, në njësinë administrative Helmas në Kavajë”, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes. Pamje nga operacioni për shuarjen e zjarreve. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ