Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREMbrëmjet letrare vijojnë në Vlorë, Sarandë, Shkodër e Pogradec

Mbrëmjet letrare vijojnë në Vlorë, Sarandë, Shkodër e Pogradec

Festivali “Varg” uli siparin e aktiviteteve të tij përgjatë 4 netëve, me takimin rezervuar poetes Flutura Açka. Në natën e fundit të Festivalit në qytetin e Durrësit, poetja Flutura Açka erdhi në një bisedë mbi poezinë, si forma më e lartë e përkryerjes njerëzore. Gjithashtu, pjesë e mbrëmjes letrare nën kujdesin e Qendrës Kombëtare për Librin e Leximin, ishin edhe autorët e rinj Ermiranda Ndoj, Brajan Sukaj, Pol Milo dhe Arjola Kondakçi, të cilët sollën lexime e reflektime mbi letërsinë. “Varg” Festival përgjatë 4 netëve e ktheu Torrën Veneciane në një agora të vargjeve shqipe. Kulla e restauruar dhe rijetësuar, mblodhi pranë vetes një mori adhuruesish të librave. Bisedat, leximet e interpretimet shpesh u shoqëruan nga muzika e interpretuar “live” në Torrën Veneciane. Ky aktivitet është një nga stacionet e sezonit veror “KultArt” 2023, organizuar nga Ministria e Kulturës, që çon artin e kulturën atje ku është publiku.atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments