Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në takimin e lamtumirës, ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann. Gjatë takimit, Presidenti Begaj çmoi rolin e ambasadores Hohmann në detyrën e rëndësishme të përfaqësimit të Delegacionit të BE-së në Tiranë. Kreu i Shtetit vuri në dukje se Hohmann erdhi në krye të Delegacionit vetëm pak ditë pasi Shqipëria kishte çelur negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian, një vit më parë. Për Kreun e Shtetit, anëtarësimi në BE është objektivi strategjik më madhor i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në fund të takimit, Presidenti Begaj i uroi suksese Hohmann në karrierën e saj.