Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREPolicia rinis hetimet për vrasjen e Tupac Shakur

Policia rinis hetimet për vrasjen e Tupac Shakur

Policia në Nevada ka konfirmuar se kanë dhënë një urdhër kërkimi këtë javë, në lidhje me vrasjen e pazbardhur të reperit Tupac Shakur, sipas BBC. Detektivët kryen kontrolle në një banesë në Henderson, një periferi në Las Vega ku u qëllua për vdekje Shakur, në shtator 1996. Policia Metropolitane e Las Vegasit nuk dha detaje të mëtejshme rreth kërkimit, duke përmendur vazhdimin e hetimit për vrasjen e tij. Shakur ishte 25 vjeç kur u vra. Asnjë i arrestuar nuk është bërë publik dhe asnjë i dyshuar nuk është aktualisht në paraburgim. Banesa që u kontrollua është më pak se 20 milje (32 km) nga brezi i Las Vegasit, ku Shakur u qëllua për vdekje nga një makinë. “LVMPD mund të konfirmojë se urdhër kërkimi është dorëzuar në Henderson, Nevada më 17 korrik 2023, si pjesë e hetimit të vazhdueshëm të vrasjes së Tupac Shakur”, thuhet në një deklaratë të policisë së Las Vegas. “Nuk do të kemi asnjë koment të mëtejshëm në këtë moment”, tha policia. Nënkoloneli i policisë së Las Vegasit, Jason Johansson tha për “Las Vegas Review Journal” se detektivët po punonin sërish për çështjen e ftohtë. “Është një çështje që ka mbetur e pazgjidhur dhe shpresojmë se një ditë ne mund ta ndryshojmë atë”, i tha ai gazetës. Shakur, emri i artit ndryshe i njohur si 2Pac, publikoi albumin e tij debutues në 1991 dhe vazhdoi të shijonte suksesin e hiteve në krye të renditjeve, duke përfshirë “California Love”, “All Eyez on Me”, “Changes” dhe “I Ain’t Mad at Cha”. 2Pac vdiq më 13 shtator 1996, një javë pasi u qëllua katër herë në makinën e tij ndërsa priste në semafor të kuq. Shakur, i cili shiti më shumë se 75 milionë disqe në mbarë botën, u bë pjesë e “Rock & Roll Hall of Fame” në 2017.atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments