Mexosopranoja Ivana Hoxha do të performojë në Teatrin e Varnës, në Bullgari. Artistja shqiptare do të interpretojë rolin e Amnerisit, tek opera “Aida”. Për herë të dytë, solistja e TKOB do të shfaqet në skenën e Teatrit të Varnës, pas debutimit të saj të shkëlqyeshëm në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, duke tejçuar kështu përtej kufijve cilësinë artistike dhe profesionalizmin që karakterizon artistët shqiptarë. “Ndërkombëtarizimi i TKOB-së është një nga synimet tona afatgjatë, që shërben si pasaportë diplomatike në bashkëpunimet, brenda dhe jashtë rajonit”, shprehet TKOB në deklaratën e shpërndarë në rrjetet sociale. Vënia në skenë e operës të mirënjohur të Giuseppe Verdi-t, “Aida” ishte një sukses për TKOB. Mexosopranoja Ivana Hoxha interpretoi në kastin e parë të kësaj opere, e cila u vu në skenë në muajin qershor, sipas regjisë së të famshmit Franco Zeffirelli. atsh